Takimi i lamtumirës i Gashit me ambasadoren amerikane, Ageler

Nga admin
490 e lexuar

Shkup, 13 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angella Ageler.

Në takimin, siç njoftoi pres shrbimi i Kuvendit, Gashi shprehu mirënjohje për përkushtimin e saj personal, qasjen profesionale dhe mbështetjen për proceset demokratike në vend. U theksua veçanërisht roli i saj në forcimin e bashkëpunimit institucional, ndërtimin e besimit dhe avancimin e dialogut me Kuvendin.

Kryetari i Kuvendit, Gashi shprehu mirënjohje edhe për Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, u theksua edhe mirënjohja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik dhe aleat.

Gashi theksoi se kontributi i ambasadores Ageler dhe SHBA-së ka lënë gjurmë të dukshme dhe pozitive në zhvillimin e proceseve demokratike dhe moderne në vend. Ai shprehu gjithashtu besimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër