Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’

Nga D V
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reprezentuesi i Shqipërisë, Briken Calja ëhtë shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Sportisti i Team Albania ishte në një formë të shkëlqyer, duke dominuar garën në peshëngritje dhe duke dhuruar një performancë fantastike.

Në shkëputje, Calja realizoi tri prova të pastra, duke ngritur 147 kg, 152 kg dhe 154 kg. Një paraqitje e jashtëzakonshme që i siguroi medaljen e artë, ndërsa njëkohësisht theu 3 rekorde mesdhetare.

Në shtytje, Brikeni ngriti 184 kg theu rekordin mesdhetar të stilit dhe siguroi edhe në këtë disiplinë medaljen e bronztë.

Ndryshe, kjo ishte medalje e gjashtë për Shqipërinë në ‘Taranto 2026’, duke fituar dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër