Brooklyn Beckham nuk toleron komentet për bashkëshorten: Mos komentoni kurrë trupin e dikujt

Nga D V
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht ndaj një komenti negativ për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, duke i dalë në mbrojtje pas kritikave për pamjen.

Komenti u bë në Instagram, poshtë një videoje të Brooklyn-it, ku ai po përgatiste një pjatë.

Një ndjekës shkroi se Nicola dukej “e sëmurë” dhe i sugjeroi Brooklyn-it që ta “ushqente”. 27-vjeçari nuk qëndroi indiferent dhe iu përgjigj drejtpërdrejt.

“Mos flisni më kurrë për gruan time. Ajo është e mrekullueshme dhe nuk duhet të komentoni kurrë për trupin e dikujt. Kjo është e turpshme”, shkroi ai.

Brooklyn dhe Nicola janë të martuar që nga viti 2022, ndërsa vitin e kaluar ata rinovuan betimet e martesës, duke treguar publikisht se vazhdojnë të jenë të bashkuar.

Por komentet në videon e Brooklyn-it nuk u fokusuan vetëm te bashkëshortja e tij.

Edhe mënyra se si ai përgatiti një pjatë tradicionale britanike, u bë objekt diskutimi mes ndjekësve.

Disa përdorues i dhanë këshilla për recetën, duke i sugjeruar të largonte më mirë lëngun nga mishi, ta linte të ftohej para se të shtonte purenë e patateve dhe të përdorte më shumë djathë.

Brooklyn i priti këto kritika me humor dhe pranoi se nuk është kuzhinier profesionist. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër