Bujar Osmani “konfirmon” akuzat e Zhurnalit ndaj Grubit: I bëri keq partisë, ka gabuar që ka ikur

nga Redaksia

Shkup, 24 dhjetor – Ish-ministri i jashtëm dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani thoté se nuk e di ku është Artan Grubi, as nuk e di nëse ka pasur dyshtetësi, por mendon se ka gabuar që ka ikur.

Intervista e djeshme televizive e Bujar Osmanit për “360 gradë” pa përgjigje konkrete.

“Nuk do ta dija dhe nuk mund të spekuloja. Realisht nuk e dimë se ku është”, tha nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

“Nëse më pyet pse iku, mendoj se ka gabuar që ka ikur”. Ai duhej të qëndronte, të përballej me situatën dhe të thoshte të vërtetën e tij. Partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e 34 mijë anëtarëve të saj”, shtoi ish-ministri i Jashtëm.

Këtë e ka thënë Osmani i pyetur se ku ndodhet ish-partiaku i tij Artan Grubi, pas arratisjes nga vendi. Osmani theksoi se nuk ka asnjë komunikim me të dhe nuk ka informacion nëse Grubi ka nënshtetësi shqiptare.

Sipas tij, ai u largua nga jeta aktive politike.

“Mund të them në emër të partisë se ne e kuptojmë që situata nuk është e lehtë dhe i kuptojmë zhgënjimet dhe dyshimet e qytetarëve në politikë. Edhe partia jonë në njëfarë mënyre është vënë në provë të integritetit. Më duhet të theksoj se veprimet e individëve nuk mund të përcaktojnë një parti të tërë. Partia përcaktohet nga parimet dhe vendimet e saj kolektive. Nuk mund të gjesh asgjë të diskutueshme për BDI-në sa i përket politikës kundër korrupsionit”, tha Osmani në emisionin “360 Gradë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More