Bujqit e Pollogut protestuan ndaj mungesës së ujit për vaditjen e tokave bujqësore

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 20 qershor Zhurnal.mk – Dhjetëra bujq të Pollogut në orët e para të mëngjesit protestuan kundër mungesës së ujit për vaditjen e tokave të tyre. Kanali për vaditje ka ujë plot thonë bujqit, por ndërtimet që bëhen për autostradën e re, nuk kanë lënë mundësi që uji të mund të shpërndahet në fushat e tyre. Bujqit për disa orë me traktorë bllokuan edhe punimet që zhvillohen për ndërtimin e autostradës së re.

“Ne duam ujë për vaditje. Kanë vendos një pompë por ajo është vetëm për një bujk tërë ditën kurse ne vetëm sot duhet të vadisim njëzet persona. Ne mund të rrimë gjithë verës në këtë vijë por zgjidhje nuk ka”, tha një bujk.

“Më shumë se 500 hektarë tokë duhet ujit këtu me mirës, kjo për sot bisedohet. Unë ju thash ejani e hapim vetë, sepse mijëra euro kemi dhënë nga pranvera për tokat kanali është këtu ai shkon dhe e bën 200 metra më larg vetëm të na maltretojë në këtë të nxehtë”, u shpreh një bujk tjetër.

“Drejtorin e ujërave të Tetovës e kemi informuar, i kam treguar që shtatë vrima duhet të hapen. Se di çka bëjnë, s’janë në punë, ujë nuk kemi. Katër vija duhen me uji por se di, në kohë që janë në pushtet nuk i gjen dot e ne kemi hall”, thotë një bujk.

Nëse nuk gjendet zgjidhje, bujqit thonë se bllokimi dhe protestat nuk do të ndalen. Ndërkohë drejtoria për menaxhimin e ujërat premton se në bashkëpunim me kompaninë ndërtuese Bektel& Enka, brenda ditësh do të gjejnë zgjidhje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër