Për një familje katëranëtarëshe nevojiten mbi 68 mijë denarë në muaj

Nga Xh M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 qershor Zhurnal.mk – Në muajin qershor një familjeje katëranëtarëshe në Maqedoninë e Veriut i janë nevojitur të paktën 68.654 denarë për të mbuluar shpenzimet bazë mujore. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit për shportën minimale sindikale të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Barrën më të madhe për buxhetin familjar vazhdojnë ta përbëjnë ushqimi dhe pijet, për të cilat nevojiten 25.120 denarë, ose 36,6% qind e shpenzimeve totale.

Për arsim ndahen 7.192 denarë, përkatësisht 10,5% e buxhetit.

Për veshmbathje dhe këpucë nevojiten 6.511 denarë, ndërsa për shpenzimet komunale, si energjia elektrike, uji dhe ngrohja, janë paraparë 6.379 denarë.

Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, për rekreacion dhe kulturë nevojiten 5.592 denarë, për transport 5.089 denarë, ndërsa për restorante dhe shërbime hoteliere 4.131 denarë në muaj.

Pjesën më të vogël në shportën familjare e zënë shpenzimet për komunikime, shëndetësi, higjienë personale dhe mallra e shërbime të tjera.

Nëse familja jeton me qira në banesë prej 60 metrash katrorë, shuma e nevojshme rritet ndjeshëm dhe arrin në 84.024 denarë në muaj.

Krahasuar me majin, kur shporta minimale sindikale ishte 68.742 denarë, në qershor është regjistruar ulje simbolike prej 88 denarësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër