Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova, në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Surkish.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka shprehur dhimbjen për rastin dhe u ka përcjellë ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova”, ka shkruar Bulliqi.
