Bulliqi: Podujeva avancon në digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore

Nga D V
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me platformën E-Shneta për digjitalizimin e menaxhimit të barnave esenciale në institucionet publike shëndetësore të komunës.

Sipas Bulliqit, ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar një sistem më efikas të monitorimit të barnave dhe rritje të transparencës për qytetarët.

“Ky sistem i ri do të mundësojë monitorim më të lehtë të barnave, rritje të transparencës dhe informim më të shpejtë për qytetarët mbi disponueshmërinë e tyre”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë punën për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër