QMK: Nuk ka zjarre aktive, 16 vatrat e regjistruara janë shuar

Nga D V
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Në vend nuk ka asnjë zjarr aktiv deri në orën 07:00 të mëngjesit, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (CUK). Sipas institucionit, janë shuar të gjitha 16 zjarret që ishin regjistruar në hapësira të hapura në 10 komuna.

Sipas CUK-ut, në komunën e Prilepit është ndërhyrë për shuarjen e dy zjarreve. Njëri kishte përfshirë vegjetacion të ulët, shkurre dhe lajthi në zonën poshtë repetitorit të MRT-së dhe Manastirit Treskavec, ndërsa tjetri kishte përfshirë vegjetacion të ulët në lokalitetin Zagrad – rruga për Desovë.

Në fshatin Buçim të komunës së Radovishit u përfshinë nga zjarri një rimorkio traktori, balotë kashte dhe një tharëse duhani. Në Gostivar u dogjën sipërfaqe me vegjetacion të ulët në rrugën “Boge Veljanoski”, si dhe pemë në rrugën “Balindolska”, ndërsa në Kumanovë u dogj mbeturina në rrugën “Revolucioni i Tetorit”.

Në komunën e Sarajit zjarret përfshinë një arë me kashtë në Gorno Svillarë, pyll të përzier në Radushë dhe mbeturina pranë pikës së pagesës në Gllumovë. Zjarre pati edhe në komunën e Dollnenit, ku u dogj vegjetacion i ulët në fshatin Bellopojë, si dhe në komunën e Vallandovës, ku u përfshi një arë me kashtë në fshatin Brajkovc.

Ndërhyrje u realizuan edhe në komunën e Velesit, në lokalitetin Durutovec, ku u dogj vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyll i degraduar, si dhe përgjatë aksit rrugor Shkup–Veles, ku u përfshi vegjetacion i ulët.

Po ashtu, zjarr pati edhe në Tetovë, në rrugën “Vonvardarska”, në komunën e Gazi Babës, në fshatin Jurumler, ku u dogjën mbeturina, si dhe në fshatin Orizar të komunës së Manastirit, ku u përfshi vegjetacion i ulët, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër