Sao Paulo, 26 tetor, Zhurnal.mk – Bursa e Sao Paulos, më e madhja në Amerikën Latine, pësoi një rënie prej gati 17% në hapjen e tregtimit sot, një ditë pas rizgjedhjes historike të presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, i cili fitoi përballë kandidatit konservator Flavio Bolsonaro.
Rënia e fortë e indeksit “Ibovespa” çoi deri në pezullimin e tregtimit për 30 minuta.
Ndërkohë, dollari amerikan u rrit me 12% kundrejt realit brazilian, pas fitores së papritur të Lulas në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
