Buteli mirëpriti motoçiklistë nga vendi dhe rajoni, Kostovski: Takim i motoçiklistëve po kthehet në traditë

Nga Xh M
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 qershor Zhurnal.mk – Komuna e Butelit këtë fundjavë ishte nikoqire e një numri të madh motoçiklistësh, të cilët morën pjesë në takimin e motoçiklistëve të dytë të organizuar në parkun “Olimpiski Son”.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, bëri të ditur se ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive, me shumë argëtim, lojëra me motorë, muzikë dhe ushqim, duke e kthyer fundjavën në një takim të veçantë për adhuruesit e motoçiklizmit.

Sipas tij, Komuna e Butelit edhe këtë vit ishte sponsori gjeneral dhe mbështetësi kryesor i këtij organizimi, duke dhënë mbështetje për zhvillimin e një aktiviteti që po fiton gjithnjë e më shumë interes.

“Argëtim i shkëlqyer, shumë lojëra me motorë, muzikë e mirë dhe ushqim i shijshëm ishin shenja dalluese të këtij takimi të motoçiklistëve”, theksohet në njoftimin e publikuar nga kryetari i komunës.

Kostovski ka përgëzuar edhe moto-klubin “Crni” nga Radishani për organizimin e suksesshëm të ngjarjes, duke vlerësuar punën e tyre në realizimin e këtij tubimi.

Ai ka shprehur bindjen se moto-sobori në Butel do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, me synimin që edicioni i ardhshëm të jetë edhe më i madh dhe më i organizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër