Jerevan, 4 maj, Zhurnal.mk – Evropa dhe Kanadaja nuk janë “të dënuara” të durojnë një rend ndërkombëtar “brutal”, tha sot kryeministri kanadez, Mark Carney në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Armeni.
“Ne nuk besojmë se jemi të dënuar t’i nënshtrohemi një bote më transaksionale, izoluese dhe brutale, dhe takime si ky na ofrojnë një rrugë tjetër”, tha udhëheqësi kanadez, i cili është i ftuari i parë jo-evropian në një samit të EPC-së.
Ky forum informal bashkon pothuajse të gjitha vendet evropiane dy herë në vit, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.
