Zelensky: BE duhet të flasë me një zë në bisedimet me Moskën

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 4 maj, Zhurnal.mk – Ne duhet të përqendrohemi në atë që do të bëjmë nëse Rusia nuk e përfundon këtë luftë. Ne duhet të vazhdojmë presionin dhe kemi nevojë për paqe, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

”Sigurisht, ky është përparësia kryesore. Ne duhet të gjejmë një format diplomatik të realizueshëm dhe Evropa duhet të jetë e pranishme në tryezën e bisedimeve në çdo negociatë”, shtoi presidenti Zelensky në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë.

“Ne jemi në kontakt me Shtetet e Bashkuara dhe i kuptojmë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre, por do të ishte e dëshirueshme të zhvillojmë një zë të përbashkët evropian për bisedime me rusët”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër