Çdo i katërti nxënës ka luajtur bixhoz për para

Nga admin
352 e lexuar

Shkup, 17 janar – Hulumtimi i institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veirut tregon se gjatë 12 muajve të fundit, një në katër nxënës (25%) deklaroi se ka luajtur bixhoz për para. Bixhozi me prani fizike është më i zakonshëm (21%) sesa bixhozi online (15%), edhe pse të dy format janë të pranishme në masë të konsiderueshme. Bixhozi problematik është rritur nga 4.5% në 2019 në 7.6% në 2024 te ata që luajnë bixhoz (9.3% te djemtë dhe 4.1% te vajzat në 2024).

Nga ata që luajnë bixhoz, 21% kanë marrë pjesë në bixhoz me prani fizike (makineri, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë). Djemtë kishin më shumë gjasa të luanin bixhoz: 30% e djemve raportuan se kishin luajtur për para, krahasuar me 12% të vajzave.

Bixhozi online (makina, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë) është më pak i përhapur, por ka dallime gjinore. 15% e nxënësve raportuan bixhoz online, ku 21% ishin djem dhe vetëm 9% vajza.

“I këto shifra tregojnë dallime të rëndësishme gjinore në sjelljen ndaj bixhozit, ku djemtë raportojnë vazhdimisht nivele më të larta të përhapjes në të gjitha format e bixhozit”, thotë IShP.

Nga 2015 në 2024, përhapja totale e bixhozit për para te nxënësit në 12 muajt e fundit ka treguar rënie graduale. Në 2015, 31% e nxënësve raportuan bixhoz, që u ul në 27% në 2019 dhe më pas në 25% në 2024.

Te djemtë, përhapja ishte më e lartë në 2015 (44%), por u ul ndjeshëm deri në 2019 (34%) dhe që atëherë mbeti stabile.

Te vajzat, përhapja mbeti relativisht stabile gjatë periudhës së monitoruar, me ndryshime të vogla: 18% në 2015, rritje e lehtë në 19% në 2019 dhe ulje në 16% në 2024.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një trend rënës të përhapjes së bixhozit te nxënësit, kryesisht te djemtë, ndërsa nivelet te vajzat mbeten të ulëta dhe stabile gjatë gjithë periudhës.

Hulumtimi u krye me mbi 2,8000 nxënës të moshës 15-16 vjeç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër