Shkup, 7 shtator Zhurnal.mk – Nxënësit e shkollave fillore do të fillojnë mësimin çdo të hënë përmes recitimit të himnit të Maqedonisë. Këtë e ka vendosur kryetari i Komunës së Gazi Babës.
“Çdo të hënë, mësimi në shkollat fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë. Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane”, njoftoi kryetari Stefkovski.
Ai vlerësoi që përmes kësaj nisme do të vetëdijesohen fëmijët për vlerën e atdheut, duke e respektuar shtetin.
Ministrja Vesna Janevska, gjatë përpilimit të ligjit për arsimin e mesëe theksoi se me partnerët e koalicionit janë duke biseduar për dispozitën për intonimin e himnit kombëtar në shkolla, prandaj ky propozim ligj ishte tërhequr nga procedura parlamentare.
Kujtojmë që nismë për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla pati vjeshtën e vitit 2023, ku disa komuna të Shkupit të cilat drejtohen nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së e cila ishte në opozitë aso kohe. Ky veprim u cilësua si veprim provokativ dhe me tendencë për nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike. Ndërkaq në korrik të vitit 2024 Këshilli Komunal i Velesit vendosi që në vitin e ri shkollor 2024/25, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore.
