Çfarë do të sjellë non-paperi i Vajcit? Ekspertët skeptikë, presidentja kërkon kreativitet

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 12 prill Zhurnal.mk – Nisma e raportuesit për Maqedoninë Tomas Vajc, e dërguar te eurodeputetët për sqarimin e plotë të paqartësive me Protokollin me Bullgarinë, hapi dilema se sa kjo do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura. Vajc njëkohësisht u bëri thirrje eurodeputetëve të sigurojnë mbështetje të gjerë për miratimin e tij në Komitetin për Punë të Jashtme. Në non-paper, përmes 7 pikave, ai e arsyeton kërkesën e lidhur me amendamentin 108 për raportin për Maqedoninë, por veçanërisht i rëndësishëm është pjesa nëse protokolli i dytë është pjesë detyruese e kornizës negociuese.

“Nëse Protokolli përmban kushte identitare-politike, interpretim të historisë, klasifikim gjuhësor, përmbajtje të teksteve shkollore, kjo mund të jetë në konflikt me mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, të cilat vetë BE-ja vazhdimisht i njeh. Asnjë kandidaturë tjetër për anëtarësim nuk është e ngarkuar me kërkesa të krahasueshme për çështje identitare-politike nga një shtet anëtar. Kjo e ngre pyetjen nëse trajtimi strukturor i diferencuar i vendeve kandidate në procesin e anëtarësimit është i përputhshëm me parimin e përgjithshëm të barazisë”, tha Thomas Waitz, raportues për Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, publiku ekspert nuk pret që kjo do të mund të ketë ndikim në tejkalimin e problemeve me Bullgarinë. Sipas Simonida Kacarskas nga Instituti për Politika Evropiane, kjo iniciativë është fisnike nga ana e raportuesit Vajc, por se rruga është e gjatë për të arritur deri te një zgjidhje lidhur me atë se cili është roli i vetë protokollit në kornizën negociuese. Megjithatë, ajo konsideron se rol kyç ka Komisioni të historisë.

“Mendoj se çështja rreth ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimi i tyre nuk do të preket nga një vlerësim i mundshëm se cili është efekti juridik i vetë protokollit. Mendoj se më shumë, ajo që unë do të vlerësoja është puna e Komisionit të historisë dhe procesverbalet e vetë Komisionit të historisë, sepse mendoj se këtu është paqartësia më e madhe. Ka interpretime të ndryshme, por nuk mendoj se çështja e ndryshimeve kushtetuese ka potencial përmes këtij instrumenti që ndoshta të ndikojë në vetë detyrimin”, u shpreh Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politika Evropiane.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në emisionin “Klik Plus” në TV21, tha se është i nevojshëm kreativitet në leximin e protokolleve.

“Kreativiteti ndonjëherë është i domosdoshëm dhe mund të ketë interpretim të protokollit të dytë dhe mund, edhe pse për një student të vitit të parë është e qartë se cila është natyra e tij, por unë nuk dua në televizion të flas për këtë, natyrisht edhe me protokoll të tretë, me interpretim ka shumë variante”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e RMV-së.

Pas dërgimit të non-paper-it, presidentja e Bullgarisë Iliana Iotova thirri në takim eurodeputetët bullgarë, ku u ishte përcjellë se është e nevojshme koordinim dhe angazhim më aktiv për mbrojtjen e pozicioneve bullgare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër