Çfarë ndodh kur gomat e dimrit montohen në drejtim të kundërt?

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një test i realizuar thuhet se ka zbuluar se montimi i gomave të dimrit në drejtim të kundërt nga ai i shënuar mund të përmirësojë frenimin në borë, por njëkohësisht të rrisë ndjeshëm rrezikun në rrugët e lagura.

Gjatë provave, gomat e montuara mbrapsht mundësuan frenim rreth pesë për qind më të mirë në borë, por humbën nëntë për qind të tërheqjes krahasuar me montimin e rregullt.

Dallimet ishin edhe më shqetësuese në asfalt të lagur, ku gomat humbën deri në 13 për qind të kapjes, duke rritur rrezikun e akuaplanimit.

– YouTube  www.youtube.com

Sipas Jonathan Benson, në këto kushte makina mund të humbiste kontrollin me shpejtësi prej 68 km/orë, në vend të 79 km/orë sa ishte rasti me gomat e montuara siç duhet.

Për këtë arsye, pavarësisht disa përparësive në borë, ekspertët këshillojnë që gomat dimërore të montohen gjithmonë sipas drejtimit të shënuar nga prodhuesi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër