Çfarë u investua për këto dy vite në zonat maqedonase e çka në ato shqiptare?

Nga I.A
1,313 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Pabarazia në shpërndarjen e investimeve është bërë një nga mënyrat më të dëmshme që pengon zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut. Kapitali i huaj dhe projektet industriale janë kanalizuar kryesisht në zonat maqedonase, duke lënë rajonet shqiptare në një gjendje stagnimi. Kjo krijon jo vetëm pabarazi ekonomike, por edhe dëshpërim dhe ndjenjë padrejtësie tek qytetarët shqiptarë, të cilët shohin se zhvillimi i shtetit është i pjesshëm dhe jo i drejtë. Një shtet që investon vetëm në një pjesë të territorit, ndërsa lë pjesën tjetër të pazhvilluar nuk mund të pretendojë stabilitet dhe barazi shoqërore, shkruan Zhurnal.

Çfarë u investua konkretisht në zonat maqedonase për këto dy vite?

Qeveria re prej kur ka marr mandatin ka siguruar 4 investime të huaja në vlerë prej 600 milionë euro dhe mbi 1500 vende të reja pune. Prej të cilave, “Alcazar Energy” renditet si investim, me ndërtimin e turbinave me erë që do të prodhojnë një sasi përkatëse të energjisë elektrike nga 400 MW të instaluara me vlerë 500 milionë dollarë dhe më pas renditen tre të tjerat.

Kompania gjermano-belge “Epsotech Aim” investon në një qendër kërkimore zhvillimi, një qendër alarmi në zonat industriale-teknologjike në territorin e Komunës së Petrovecit. Vlera e investimit është 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune.

Investim tjetër për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore të kompanisë amerikane “Webtek” me vlerë 35 milionë euro dhe mbi 100 vende të reja pune!

Investim i kompanisë gjermane “BMZ Group” për prodhimin e baterive litium-jon me vlerë 65 milionë euro dhe hapjen e 700 vendeve të reja të punës!

Këto projekte tregojnë qartë se investimet e mëdha dhe fabrikat e reja janë përqendruar në zonat maqedonase, duke krijuar mijëra vende pune dhe duke integruar Maqedoninë e Veriut në zinxhirët globalë të prodhimit. Këto janë vetëm investimet e huaja derisa ka edhe dhjetëra investime të tjera vendore, hapje e fabrikave e kështu me radhë.

Çfarë u bë për këto dy vite në zonat e banuara me shqiptarë?

Nga kërkimet tona që kemi bërë, kanë rezultuar investime të kësaj natyre rrugë, rrugica, begatonizimin e kanalizime për këtë periudhë kohore në zonat shqiptare. Pra, në zonat shqiptare mund të ketë ndonjë investim apo hapje të fabrikave që mund të jetë jo publike apo jo e qasshme. Por, të gjithë lexuesit apo ata që janë skeptik lehtë mund të bëjnë kërkime sa i përket investimeve të huaja në zonat shqiptare që nuk janë askund.

Në qeverisjen paraprake ishte paraparë krijimi i një fabrike për automobil elektrik në Tetovë, por më vonë qeveria e kishte anuluar atë marrëveshje.

Përshkak të zvarritjeve të procedurave poashtu edhe investimet e huaja të parapara në Kodrën e Diellit në Tetovë kurrsesi të bëhen realitet. Pra, i bie që në zonat shqiptare në Pollog e të tjera tentime për investime por që projekte përfundimtare nuk ka ose nuk janë të qasshme për t’i parë.

Prandaj, krijohet përshtypja se kjo qeveri është e angazhuar për ta zhvilluar vetëm një pjesë të vendit, rastësisht ose jo vetëm pjesët e banuara me maqedonas. Paradoksi apo ironia më e madhe është që me Agjencinë për Investime të Huaja udhëheq një shqiptar. Institucion përgjegjës për të tërhequr kryesisht investitorët e huaj. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër