Sipas një sondazhi në internet të kryer nga CGTN-i për publikun botëror lidhur me deklaratat e kryeministres japoneze , 87.1 % e pjesëmarrësve i kërkojnë Japonisë të tërheqë menjëherë komentet dhe u bënë thirrje të gjitha vendeve të bashkohen për kundërshtimin e vendosur të çdo orvatjeje për ringjalljen e militarizmit.
Japonia është zotuar në kushtetutën e saj të heqë dorë përgjithmonë nga përdorimi i luftës, i kërcënimit të forcës apo i forcës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Proklamata e Potsdamit ndalon shprehimisht riarmatimin e Japonisë. Përveç kësaj, Karta e OKB-së përcakton që e drejta e vetëmbrojtjes kolektive u krijua për të mbrojtur sigurinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar rigjallërimin e forcave fashiste, ndërsa Japonia u kufizua nga ushtrimi i kësaj të drejte pas Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë sondazh, 88.3 % e pjesëmarrësve deklaruan se komentet shkelin dispozitat e Kushtetutës së Japonisë, që përcaktojnë se “Japonia kurrë nuk do t’i drejtohet luftës, kërcënimit apo përdorimit të forcës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”.
Vlen të vihet në dukje që Proklamata e Potsdamit përcakton se sovraniteti i Japonisë është i kufizuar në Honshu, Hokkaido, Kyushu, Shikoku dhe në ishuj të tillë të vegjël siç është përcaktuar nga forcat aleate. Në sondazh, 92 % e pjesëmarrësve vunë në dukje që autoriteti i dokumenteve të tilla si Deklarata e Kajros, Proklamata e Potsdamit dhe Karta e OKB-së, duhet respektuar plotësisht.
Sondazhi u publikua në platformat në anglisht,spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht të CGTN-it, me gjithsej 4 549 pjesëmarrës që shprehën pikëpamjet e tyre brenda 12 orësh.


