Kina mirëpret heqjen e Grupit “Yusha” nga Bashkimi Evropian prej listës së sanksioneve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Kina mirëpret vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për ta hequr Grupin “Yusha” nga lista e sanksioneve dhe shpreson që Evropa do të heqë edhe kompani të tjera kineze nga kjo listë, njoftoi të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës përmes një deklarate.

Ky vendim do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunimin normal tregtar midis Kinës e BE-së, theksoi ministria, duke bërë të ditur gjithashtu se së fundmi ka marrë kërkesa me shkrim nga kompani përkatëse të BE-së, të cilat kërkojnë të hiqen nga lista e Kinës për kontrollin e eksporteve.

Kërkesat janë në fazën e vlerësimit dhe procedurat përkatëse të shqyrtimit janë duke u zhvilluar, shtoi ministria.

artikuj të ndërlidhura