Çitaku pas miratimit të Rezolutës: Uniteti është i mundur, ekspozita në shesh të jetë e fundit ku provohet të tjetërsohet historia

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora  Çitaku, pas miratimit të Rezolutës për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës, tha se uniteti është “i mundur dhe i domosdoshëm” kur  bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën e popullit dhe tha se kjo u dëshmua me votimin unanim.

Kuvendi sot miratoi këtë rezolutë të propozuar nga PDK me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

:Sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë”.

Për ekspozitën e Shkëlzen Gashit e cila pati pasaktësi për masakrat gjatë luftës, Çitaku tha: “Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër