Gonzato uron Kryepeshkopin Joan për Pashkën Ortodokse: Bashkësitë fetare duhet të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk –  Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, u takua sot me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Gonzato bëri të ditur se i përcolli “urimet më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks”.

Ambasadori i BE-së theksoi se gjatë takimit “diskutuam për rolin e rëndësishëm të komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për procesin e integrimit evropian”.

“Ndamë gjithashtu bindjen e përbashkët se bashkësitë fetare duhet të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar për të forcuar bashkëjetesën paqësore në shoqërinë shqiptare,” nënvizoi ai.

Besimtarët ortodoksë festojnë të dielën Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të besimtarëve ortodoksëve dhe risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

artikuj të ndërlidhura