Kompanitë sivjet kanë rënie të madhe të punëve të kryera dhe kontraktuara jashtë vendit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rënie e madhe e kontratave të nënshkruara nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut për punët jashtë shtetit, ndërkohë rënie e theksuar u regjistrua edhe te punët e kryera, krahasuar me vitin paraprak.

“Në periudhën janar- shtator të vitit 2026, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 33 097 000 denarë, që është për 72.2% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetërori Statistikave.

Në këtë periudhë janë kryer punë ndërtimore për 33 milionë denarë, apo 64.9 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Rënie më e madhe e punimeve ka pasur te punimet e përfunduara në Çeki (94.3 %) dhe Shqipëri (91.5 %). Në këto dy vende njëjtë është ulur edhe vlera e punimeve të kontraktuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër