Shkup, 13 nëntor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit në industri, ashtu që në shtatorin e këtij viti kemi rritje për 5.4 përqind, krahasuar me shtatorin e kaluar. Në këtë periudhë, te riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve kemi rritje për 99.8 përqind.
“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2026 vërehet rritje prej 25.1%, derisa në periudhën janar – shtator të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – shtator të vitit 2025 vërehet rritje prej 3.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
“Departamentet që patën ndikimin më të madh në qarkullimin e përgjithshëm në industri në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, kanë: prodhimi i produkteve ushqimore me 0.8%, prodhimi i pajisjeve elektrike me 4.7% dhe prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të pa përmendura në vend tjetër me 19.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

