Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët të pranishëm

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë funtesh (rreth 34.5 milionë euro), vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët ishin të pranishëm

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë dhënë fund një dekade lidhjeje, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni tepër private në rezidencën luksoze të futbollistit në Quinta da Marina, pranë Lisbonës.

Çifti u martua më 11 gusht, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga mediat portugeze, në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan The Sun.

 Screenshot

Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e familjes së ngushtë të Ronaldos. Nëna e tij, Dolores Aveiro, si dhe motrat Katia e Elma dhe vëllai Hugo, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë intime.

 Screenshot

Megjithatë, Dolores e ka mbështetur publikisht martesën e të birit, duke reaguar me një zemër në postimin e tij.

Ronaldo dhe Georgina, të cilët janë bashkë prej rreth dhjetë vitesh, kanë vendosur gjithashtu të ruajnë mbiemrat e tyre pas martesës.

Një ditë para ceremonisë, ata kishin nënshkruar edhe marrëveshjen paramartesore për ndarjen e pasurive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër