Danubi në nivele kritike, në rrezik funksionimi i centralit bërthamor të Cernavodës

Nga D. V.
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bukuresht, 11 gusht, Zhurnal.mk – Rumania mund të mbyllë një reaktor të dytë të centralit bërthamor të Cernavodës për shkak të rënies së nivelit të Danubit.

Impianti mund të ndalet brenda 48 orëve të ardhshme, pasi niveli i ujit të lumit po bie dhe po vështirëson funksionimin e sigurt të pompave të ftohjes.

Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, duke cituar mediat lokale.

Reaktori i parë i centralit u mbyll në fund të korrikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër