Daut Beqiri inspekton punimet për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2 në Orllancë

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Haraçinë, 19 janar – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka qenë sot në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2.

Aktualisht, po realizohet hedhja e zhavorrit dhe përgatitjet teknike të nevojshme, si fazë paraprake drejt asfaltimit të plotë të këtyre rrugëve. Sipas njoftimit, të dy akset rrugore do të asfaltohen në tërësi, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Orllancës.

Kryetari Beqiri theksoi se Komuna e Haraçinës do të vazhdojë me angazhim dhe përkushtim maksimal në realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim ndërtimin e rrugëve më të sigurta dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër