Daut Memishi: Vauçer për nxënësit e klasave të para në komunën e Tearcës

Nga D V
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Me rastin e 1 Shtatorit, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar sot shkollat fillore në territorin e komunës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.Gjatë vizitës, Memishi ka uruar nxënësit, veçanërisht ata që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore, si dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në kuadër të mbështetjes për nxënësit më të vegjël, kryetari Memishi ka bërë të ditur se Komuna e Tearcës do të shpërndajë vauçerë për nxënësit që këtë vit fillojnë klasën e parë.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot rezultate të mira për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Në veçanti, mirëpresim vogëlushët që sot nisin një kapitull të ri në jetën e tyre”, ka uruar Memishi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër