Debat “Avancimi i të drejtës për shëndetin e personave me invaliditet”

Nga D. V.
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Në Kuvend sot do të mbahet një ngjarje me temën “Avancimi i të drejtës për shëndetin e personave me invaliditet” ku do të prezantohen rezultatet e analizës për sfidat me të cilat përballen familjet e personave me invaliditet, si dhe zgjidhjet e mundshme të lidhura me trajtimin e tyre mjekësor.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, ngjarja është në organizim të Grupit Parlamentar Interpartiak (GPIP) për të drejtat e personave me invaliditet, në bashkëpunim me Zeta – organizata e invaliditetit dhe drejtësisë, Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe invaliditete tjera – Veles, “Poraka” Negotinë dhe “Eko – Zhivot” – Kavadar. Pjesë e projektit është “Përballja me sfidat dhe stigmatizimi”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore të personave me invaliditet në të gjitha tre nivelet e sistemit shëndetësor.

“Hulumtimi i zbatuar i mendimit publik tregoi se personat me invaliditet dhe familjet e tyre përballen me barriera serioze sistematike dhe propozojnë ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjit për mbrojtje sociale si një hap kyç drejt tejkalimit të sfidave”, informojnë organizatorët e ngjarjes. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër