5
Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Zyra e Avokatit të Popullit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, sot organizon debat tematik për nivelin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vend.
Debatin do ta hapin Avokati i Popullit, Faton Seljami, dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.
Zëvendësavokatja e Popullit, Sonja Trifunovska, do të prezantojë gjetjet kryesore të hulumtimit të realizuar lidhur me nivelin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në institucionet dhe shtëpitë ndëshkuese-korrektuese.
Në debatin tematik do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shtëpive ndëshkuese-korrektuese.
