Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit

Nga Xh M

Ky është momenti kur G.B. largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në kryeqytet, pasi goditi tri herë me thikë 31-vjeçarin Egli Pashollari, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Foto ekskluzive e siguruar nga Tv Klan është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku shihet 40-vjeçari teksa ecën me gruan e tij qetësisht.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se vrasësi kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.

Viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin G.B., pasi më herët bashkëshortja e tij i ishte ankuar se i riu e kishte ngacmuar. Në këto kushte, ai ka dalë nga makina dhe është drejtuar për te 31-vjeçari, duke e goditur me thikë një herë në qafë dhe më pas dy herë në trup.

Pasi ka lënë të plagosur të riun, ai ka marrë sërish makinën dhe e ka braktisur pak metra larg zonës ku ndodhi ngjarja, ndërsa së bashku me bashkëshorten e tij janë larguar me taksi. Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë automjetin tip Audi, me të cilin autori erdhi në vendngjarje, si dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, teksa vijon kërkimet për G.B.

E reja, përpara oficerëve të policisë, ka rrëfyer se viktima e ngacmonte shpesh, për shkak se ajo punonte në një market në lagjen e tij, shqetësim të cilin ia kishte përcjellë edhe bashkëshortit të saj.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy