Demo takon zjarrfikësit e Tiranës: Më shumë fokus te parandalimi i zjarreve

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, duke vlerësuar angazhimin e tyre në përballimin e emergjencave gjatë sezonit të zjarreve dhe përgjatë gjithë vitit.

Demo theksoi se zjarrfikësit përballen jo vetëm me zjarret, por edhe me aksidente rrugore dhe situata të tjera emergjente. Ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të strukturave vullnetare, veçanërisht në zonat periferike të Tiranës.

“Tirana është një bashki e madhe dhe nuk është vetëm një zonë urbane. Trupat vullnetare, sidomos në rrethinat e Tiranës, kanë një rol akoma edhe më të rëndësishëm”, tha ministri.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e zjarrfikësve të Tiranës në ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve edhe në bashki të tjera të vendit.

Një tjetër fokus i takimit ishte parandalimi. Demo tha se duhet kaluar nga reagimi ndaj zjarreve te masa më të forta parandaluese, përfshirë menaxhimin e pyjeve dhe kullotave.

Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me bashkitë dhe Emergjencat Civile, do të hartojë një plan për përgatitjen e sezonit të ardhshëm të zjarreve.

Në fund, Demo falënderoi zjarrfikësit dhe familjet e tyre për kurajon dhe sakrificën në mbrojtje të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër