Dëmtimi i pronës publike në Tetovë, komuna dënon aktet vandale

nga Xh M

Tetovë, 1 prill – Persona të papërgjegjshëm kanë vazhduar të dëmtojnë pronën publike në Tetovë, konkretisht në rrugën e njohur si “Rruga e Butiqeve”.

Pas dëmtimit të një shtylle elektrike, sot janë regjistruar përsëri akte vandale, ku janë dëmtuar edhe ulëset publike dhe një tjetër shtyllë elektrike.

Komuna e Tetovës ka reaguar ashpër ndaj këtyre veprimeve, duke i cilësuar si të papranueshme dhe duke bërë të ditur se organet kompetente janë njoftuar për të zbardhur rastin. Personat përgjegjës për dëmtimet do të përballen me masa ligjore.

Pavarësisht këtyre akteve, Komuna e Tetovës thekson se do të vazhdojë të investojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët, duke apeluar për ndërgjegjësim dhe mbrojtje të pronës publike, e cila u përket të gjithëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More