Denion Meidani mirëpret në Tiranë Timço Mucunski në kuadër të Samitit për Korridorin VIII

nga admin

Tiranë, 18 shkurt – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me vizitën zyrtare në Tiranë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të Samitit për Korridorin VIII.

“Mirë se vjen në Tiranë, z. Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit për Korridorin VIII”, ka shkruar Meidani.

Sipas tij, këto takime janë dëshmi se fqinjësia e mirë ndërtohet mbi komunikim të drejtpërdrejtë, vizion të përbashkët dhe projekte konkrete që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal.

Ambasadori Meidani thekson se është gjithmonë kënaqësi të mirëpriten miq në Tiranë dhe të thellohet dialogu dhe bashkëpunimi mes Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut.

Samiti për Korridorin VIII shihet si një nga nismat më të rëndësishme për ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes vendeve të rajonit.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy