Takimi emocionues i Stenaldos me të vëllanë në Big Brother pas shumë vitesh

Nga B.M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një surprizë emocionuese ndodhi në spektaklin e së martës për Stenaldo Mëhillin.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë, Xhoelin, ndërsa ky moment ishte tejet prekës dhe i përloti të gjithë.

Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, gjersa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër