Denoncohen gërmime ilegale dhe dëmtime në lokalitetin arkeologjik “Kalaja” në Gostivar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se është dëmtuar muri i një lokaliteti arkeologjik në Gostivar.

Më 16.09.2026 në orën 13:45 në DPB Gostivar, C.N., drejtor i Qendrës Konservuese Gostivar, ka denoncuar dëmtimin e një muri në lokalitetin arkeologjik “Kalaja”.

Ekipet e policisë kanë kryer këqyrje në vendngjarje dhe janë konstatuar gërmime në tri lokacione.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura