Deponia e Kavadarit ende në flakë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kavadar, 25 gusht Zhurnal.mk – Deponia e Kavadarit ende po digjet, ndërsa zjarrfikësit nga Kavadarci dhe ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim po përpiqen ta lokalizojnë plotësisht zjarrin.

“Zjarrfikësit gjatë gjithë pasdites po hedhin tonelata ujë mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri. Për një efekt më të madh, janë angazhuar edhe dy BTR të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, topat e ujit të të cilëve, me rreze veprimi prej rreth 100 metrash, veprojnë vazhdimisht mbi vatrën e zjarrit.

Edhe pse zjarri është pjesërisht i shuar, në brendësi të deponisë ende ka djegie të ngadaltë, nga e cila krijohet tym. Meqenëse shuarja vetëm me ujë nuk po jep rezultatet e dëshiruara, ka nisur procesi i mbulimit gradual të deponisë me dhe”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Vreshtat përreth janë mbrojtur, ndërsa era aktualisht po e çon tymin në drejtim të kundërt me Kavadarin.

artikuj të ndërlidhura