Deputeti Agron Shehaj rrëmben dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA-të dhe largohet me vrap

Nga D V
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës sot në ora 15:00.

Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin për konfidencialitetin e saj sipas kushtetutës pasi është një dokument i klasifikuar, është vënë në dispozicion të të gjithë deputetëve.

Por në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike, shihet se në këtë ambient ku do duhej të lexohej kjo marrëveshje nga të gjithë deputetët, Agron Shehaj futet, e merr dhe largohet me vrap.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër