Dështojnë bisedimet për klimën, BE dhe disa vende refuzojnë propozimin përfundimtar të marrëveshjes

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 22 nëntor Zhurnal.mk – Bisedimet e COP31 nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje për klimën pasi Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh refuzuan një propozim përfundimtar mbi mospërfshirjen e lëndëve djegëse fosile.

Presidenti i COP31 dhe Ministri Turk i Mjedisit, Murat Kurum, pranoi se marrëveshja nuk kishte arritur konsensus.

“E kuptoj që nuk ka marrëveshje për këtë tekst. Për këtë arsye, këto vendime nuk janë miratuar”, tha ai në seancën përmbyllëse të konferencës në Antalia të Turqisë.

Darragh O’Brien, ministri i klimës dhe energjisë për Irlandën, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, kishte thënë më parë se BE-ja “nuk do të mbështeste një vendim mbulues, ose një Pakt të Antalias, që as nuk përmend lëndët djegëse fosile, të cilat janë nxitësi kryesor i ndryshimeve klimatike”.

Ai shtoi se BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kundërshtojnë draftin sepse nuk i plotëson momentet.

Një draft-marrëveshje e re e COP31 ishte publikuar herët të dielën, mes një debati mbi lëndët djegëse fosile, të cilat kanë qenë një pikë e nxehtë në bisedimet e fundit.

Kjo erdhi pasi një draft i mëparshëm kishte bërë thirrje për një heqje graduale të përshpejtuar të burimeve të energjisë, përpara se një version i dytë i publikuar të enjten të hiqte të gjitha përmendjet e tyre.

Një grup vendesh, përfshirë Francën dhe Panamanë, lëshuan një letër të premten duke këmbëngulur që një marrëveshje të përfshijë një tranzicion të qartë larg lëndëve djegëse fosile.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte thellësisht i zhgënjyer që bisedimet kishin përfunduar pa konsensus.

“Ndaj zhgënjimin shumë të thellë të të gjithë atyre që prisnin që qeveritë të ngriheshin në nivelin e duhur për krizën klimatike”, tha Guterres në një deklaratë.

“Ata që përfitojnë nga shkatërrimi i planetit tonë nuk duhet të diktojnë kurrë kushtet e luftës për ta shpëtuar atë. Lëndët djegëse fosile po e nxisin krizën klimatike”, shtoi ai.

Ministri australian i klimës, Chris Bowen, i cili udhëhoqi negociatat, ka shprehur gjithashtu zhgënjimin e tij për rezultatin.

“Fatkeqësisht, nuk arritëm të arrinim një marrëveshje për një vendim mbulimi… Dhe kjo është zhgënjyese. Shumë zhgënjyese”, tha ai.

Samiti u bë konferenca më e gjatë e OKB-së për klimën të dielën, me negociata që u shtrinë dy ditë pas kohës së tyre të planifikuar të përfundimit.

artikuj të ndërlidhura