Sherr masiv mes të rinjve në Greqi, 50 persona dhunojnë 10 adoleshentë në një park

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Athinë, 22 nëntor Zhurnal.mk – Një sherr i dhunshëm midis të rinjve ndodhi në mesnatë në Volos të Greqisë. Sherri solli lëndimin e dy të rinjve të moshës 17 deri në 20 vjeç. Ata kanë marrë lëndime të rënda. Sipas informacioneve të mediave greke, sherri ndodhi në një park pranë një spitali. Një grup prej rreth 10 personash, të cilët ndodheshin në park, u sulmuan nga 50 të rinj. Autorët me shkopinj në duar raportohet se filluan të rrihnin pa dallim këdo që gjenin përpara.

Shënjestra thuhet se ishte një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ishte përleshur me tre të rinj të tjerë gjatë ditës dhe më pas kishte marrë mesazhe kërcënuese se do të “paguante” për rrahjen që kishte bërë. V

Vonë natën, ai ishte me miqtë e tij në park, kur papritmas rreth 50 persona nga Nea Ionia dhe zona të tjera të Volosit iu zunë pritë.

Të paktën katër të rinj ranë nga goditjet që morën në kokë dhe trup, ndërsa pjesa tjetër u përpoq të shpëtonte duke vrapuar nëpër rrugët e zonës. Sipas mediave greke, dy persona u dërguan në spitalin e Volosit, ndërsa një i ri u gjet pa ndjenja.

artikuj të ndërlidhura