Dështon mbledhja e KGjK-së për shkak të kuorumit, shtyhet zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së

Nga D. V.
129 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar përsëri, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja ka dështuar për shkak se ka munguar njëri anëtar.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të zgjidhjes kryesuesi i KGjK-së.

Arjeta Sadiku, zëvendëskryetare e KGJK-së e mbylli takimin në mosprezencë të Besnik Bislimaj.

“Kemi pranuar një email nga gjyqtari Besnik Bislimaj i cili nuk mund të marrë pjesëDeri më 24 Prill, për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet, andaj që edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet. Kështu që për këtë javë nuk do të ketë mbledhje të Këshillit. A ka dikush diçka me e diskutu? Nëse jo, atëherë e konsideroj të mbyllur këtë takim. Faleminderit për prezencën”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër