Detaje nga krimi në Fier: Shkak një konflikt banal, djali i gjeti të pajetë prindërit

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë brenda familjes që ndodhi të martën në Roskovec, ku i moshuari vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit: “Pse u hedh pleh patateve?!

Konflikti banal ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit. Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë. Po sipas burimeve policore , arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nën tokë që nga 97- a, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit teksa është vetëvrarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër