Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

nga D V

Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, raporton A2.

A2 mëson se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë, përcjell A2. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More