Detaje nga zjarri në hyrje të Tetovës, inspektorët dalin në terren

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 shtator Zhurnal.mk – Në një varrezë makinash në Tetovë ka shpërthyer zjarr, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë plastike të automjeteve. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për orë të tëra, ndërsa banorët janë përfshirë në përpjekjet për të mbrojtur objektet përreth. Zjarrfikësit thonë se një pikë karburanti pranë vendit të zjarrit është siguruar dhe aktualisht nuk ka rrezik për të.

“Ky është një zjarr i përmasave pak më të mëdha sepse brenda zjarrit digjen goma por edhe gjëra tjera që përmban një makinë. Kuptohet që kemi edhe shpërthime brenda zjarrit shkaku i akumulatorëve të ndryshëm që digjen në këtë varrezë makinash. Pompa e benzinës është e siguruar, sepse ka rreth saj zjarrfikës që vlerësojnë situatën por deri tani nuk ka rrezik”, tha Avni Ameti shef i NJTKZ Tetovë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Inspektorati Komunal i Mjedisit, i cili po heton nëse zjarri ka shkaktuar ndotje të ambientit. Pas analizave, autoritetet paralajmërojnë masa ndaj pronarëve, nëse konstatohen shkelje të ligjit.

“Ne si inspektorat komunal momentalisht jemi në vendngjarje ku ndodh zjarri dhe së bashku me inspektorët e ambientit do e inspektojmë nvendin dhe do bëjmë analizat nëse ka ndotje nga zjarri. Në fund pasi të marrim analizat e duhura do marrim masat e mëtejme në bazë të Ligjit”, theksoi Armend Salihi, shef i inepktoratit komunal.

Për shkak të materialeve të gomës dhe mbetjeve të tjera që digjen, si dhe tymit të madh që është përhapur mbi Tetovë, Inspektorati dhe zjarrfikësit u rekomandojnë banorëve të lagjes t’i mbajnë dritaret të mbyllura. Rekomandimi vlen deri në pastrimin e ndotjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër