567
Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet automjeti i shkrumbuar, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës që lidh rreth rrotullimin e Saukut me Unazën e Re.
Deri më tani nuk ka informacion nëse ka të lënduar.
