Dimitrieska – Koçoska: Ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë së denarit është një prioritet kryesor

Nga Xh M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill Zhurnal.mk – Ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë së denarit tonë është një prioritet kryesor, shkroi sot ministrja Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska në Fejsbuk.

“Sot shënojmë 34 vjet pavarësi monetare dhe ekzistencën e denarit të Maqedonisë së Veriut, i cili është përballur me sukses me sfida të shumta dhe është ndërtuar në një monedhë të qëndrueshme dhe të sigurt. Ruajtja e këtij stabiliteti dhe sigurie të denarit tonë është një prioritet kryesor dhe themeli për sigurimin e stabilitetit ekonomik”, shkruan në postim.

Prandaj, shton ministrja Dimitrieska-Koçoska, Ministria e Financave është veçanërisht e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal si themel mbi të cilin ndërtohen rritje më e lartë ekonomike, më shumë investime dhe një standard më i mirë jetese për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër