444
Mbrojtësi Dion Gallapeni ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin polak.
Para ndeshjeve të Kosovës, mbrojtësi shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij, Wisla Plock, ku dhuroi dy asistime.
Kësisoj, ai ka zënë në vend në formacionin më të mirë të javës së bashku me bashkëlojtarin Juric.
Kujtojmë, Gallapeni pritet të jetë startues edhe për Kosovën në ndeshjet e muajit mars, pra duke nisur me Sllovakinë këtë të enjte.
