Sofje, 06 tetor, Zhurnal.mk – Disa dronë kanë goditur dy anije tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë në Detin e Zi, ka njoftuar qeveria e Sofjes.
Njëra nga anijet është mbytur, sipas shërbimit bullgar të shpëtimit detar.
Të dyja anijet u goditën nga dronët brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, njoftoi qeveria pas një mbledhjeje urgjente.
Njëra nga anijet u mbyt dhe ekuipazhi i saj rezulton i zhdukur, sipas Roumen Nikolov, drejtor i Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar në Varna, siç citohet nga transmetuesi publik BNR.
