Tiranë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan të hënën një takim me drejtuesit e strukturave vendore të Policisë së Shtetit në Shkodër.
Sipas mediave, në fokus të diskutimeve janë problematikat e rendit dhe sigurisë në qark, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë takimit u analizua edhe performanca e strukturave vendore, ndërsa mënyra e reagimit ndaj problematikave kriminale pritet të jetë një ndër elementet që do të merren në konsideratë.
Shkodra është qarku i parë ku po zhvillohet kjo seri takimesh prezantuese, në kuadër të drejtimit të ri të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
