Disa të rinj shoqërohen nga policia, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kanë nisur shoqërimet e para gjatë zhvillimit të protestës së sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas raportimeve nga terreni, shoqërimet kanë ardhur pasi protestuesit kanë refuzuar të zhvendosen nga vendi ku po qëndronin për të protestuar.

Ndërkohë, pas këtij veprimi të policisë, protestuesit kanë vendosur të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”. Edhe policia po i ndjek ata.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër